SHBA shpall zyrtarisht kartelet e drogës si organizata terroriste

19 February 2025, 20:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA shpall zyrtarisht kartelet e drogës si organizata terroriste
Kartelet meksikane

Departamenti Amerikan i Shtetit përcaktoi tetë kartele që operonin në Amerikën Latine si organizata terroriste, pas një urdhri ekzekutiv që Presidenti Donald Trump nënshkroi gjatë ditës së tij të parë në detyrë.

Organizatat akuzohen se paraqesin një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme ose ekonominë e vendit, sipas një njoftimi që do të postohet në Regjistrin Federal.

Ato përfshijnë Tren de Aragua, Mara Salvatrucha, Cartel de Sinaloa, Cartel de Jaslisco Nueva Generacion, Carteles Unidos, Cartel del Noreste, Cartel del Golfo dhe La Nueva Familia Michoacana.

Kartelet u përcaktuan nën autoritetin e një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti George W. Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ky urdhër parashikon ngrirjen e pronave të lidhura me kartelet në SHBA dhe ndalon qytetarët amerikanë që të bëjnë biznes me këto entitete.


Video