Sekreti i Putin, presidenti rus ka dy fëmijë me ish-atleten Alina Kabaeva

1 May 2022, 18:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekreti i Putin, presidenti rus ka dy fëmijë me ish-atleten Alina
Në foto: Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ish-atletja, Alina Kabaeva

Daily Mail ka publikuar ditën e sotme një raport, ku zbulon se presidenti rus Vladimir Putin ka dy djem me ish-atleten ruse Alina Kabaeva.

Djali i parë ka lindur në fshehtësi në Zvicër në mes të sigurisë së madhe në vitin 2015, sipas një burimi të lidhur me mjekun obstetër që ishte në lindje. Djali i dytë u lind në Moskë në vitin 2019 me të njëjtin specialist që fluturoi në Rusi për lindjen, sipas një hetimi nga gazeta zvicerane Sonntagszeitung.

Presidenti rus i cili mbushë 70 vjeç këtë vit, ka mohuar një lidhje me fituesen e medaljes së artë olimpike, Kabaeva, tani 38 vjeç. Ai e ka fshehur familjen e tij nga qytetarët dhe nuk ishte i pranishëm në asnjërën nga lindjet.

Raporti konfirmon thashethemet e forta për një familje Putin-Kabaeva, me përjashtim të sugjerimit se kishte një djalë të lindur në 2019 dhe jo binjakë. Burimi i raportit të ri të publikuar sot thuhet të jetë një mik personal i Kabaevas, i cili gjithashtu njeh mjekun obstetër, një mjek i paidentifikuar me origjinë sovjetike, i njohur me Putinin për më shumë se tre dekada.

“Burimi ynë thotë qartë: Marrëdhënia e Alinës me Putinin ekzistonte. Fëmijët e tyre dy djemtë janë të Putinit. Alina nuk kishte asnjë lidhje tjetër. Kjo do të kishte qenë shumë e rrezikshme për të”, raportoi gazeta.

Mjeku punon në Clinica Sant’Anna në rajonin italisht-folës Ticino të Zvicrës, ku lindi fëmija i parë. “Mjeku obstetër kishte ruajtur një marrëdhënie besimi me Putinin”, thuhet në raport.

Ndryshe nga thashethemet në vitin 2015, Putin nuk ishte i pranishëm në lindje, gjë që në atë kohë Kremlini e mohoi. Me vendim të presidentit djali i dytë lindi në Moskë. I njëjti obstetër zviceran, emigrant rus priti djalin e dytë në Moskë në vitin 2019. Para lindjes, Kabaeva kishte udhëtuar në fshehtësi për në Lugano disa herë.

Ka të dhëna se ajo ka kaluar kohë pranë Gjenevës në rezidencën e Gennady Timchenko, 69 vjeç, një oligark shumë i afërt me Putinin në Këlni. Thuhet se Alina jeton jetën e një Zonje të Parë të Rusisë, me një flotë limuzinash në dispozicion dhe një skuadër roje sigurie me automatikë për mbrojtjen e saj./Marrë nga Daily Mail.

 


Video