Rusët bombardojnë qytetet Lutsk dhe Dnipro

11 March 2022, 08:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusët bombardojnë qytetet Lutsk dhe Dnipro
Pamje nga qytetet Lutsk dhe Dnipro

Shpërthime të fuqishme ka pasur në dy qytete në anë të kundërta të vendit në Ukrainë.

Shpërthimet kanë ndodhur në Lutsk në veri-perëndim, si dhe në Dnipro - një qytet në brendësi të vendit pranë lumit Dnieper dhe një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore.

Në asnjë nga këto qytete nuk ka pasur me parë shpërthime të drejtpërdrejta. Sirenat e sulmit ajror ranë në disa qytete të Ukrainës në orët para shpërthimeve.

 


Video