Rubio pas takimit me ministrin serb: Të ketë de-përshkallëzim me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën

6 August 2025, 22:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rubio pas takimit me ministrin serb: Të ketë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ku është diskutuar për raportet bilaterale mes dy vendeve, si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Departamenti i Shtetit,  Rubio ka theksuar nevojën për qetësim të situatës dhe ruajtje të stabilitetit në rajon, duke veçuar dy pika të tensionuara: Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

“Është e rëndësishme të ketë depërshkallëzim të tensioneve me Kosovën dhe BeH-në”, është cituar të ketë thënë Rubio gjatë takimit, ndërsa ka nënvizuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe paqes në rajon.

Takimi mes dy zyrtarëve u mbajt në kuadër të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, ndërsa theksi u vu edhe në rëndësinë e reformave demokratike dhe bashkëpunimit ekonomik.


Video