Rriten tensionet / Dy helikopterë bjellorusë shkelin hapësirën ajrore polake

1 August 2023, 21:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rriten tensionet / Dy helikopterë bjellorusë shkelin
Helikopterët bjellorusë brenda territorit polak

Dy helikopterë të ushtrisë bjelloruse kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë ditën e sotme.

Incidenti ka ndodhur në rajonin Bialoëieza, ku raportohet se dy helikopterët e ushtrisë bjelloruse ishin në një stërvitje, teksa kaluan kufirin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë Bjelloruse të Mbrojtjes, duke deklaruar se ky është një pretekst i Polonisë për të çuar më shumë trupa në kufi.

Sakaq, ditën e sotme presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka vendosur të marrë përsipër rolin e heroit, duke deklaruar se është ai që po i ndalon trupat e ëagner të hyjnë dhe të shkatërrojnë anëtaren e NATO-s, Poloninë.

Trupat e ëagner janë stacionuar në Bjellorusi pas përplasjes me krerët e Kremlinit, vend që javët e fundit është pajisur edhe me armë bërthamore nga Rusia.


Video