NASA ka humbur kontaktin me sondën "Voyager 2" që ndodhe miliarda milje larg Tokës, dhe shkak është bërë një komandë e gabuar.
Anija kozmike e cila ka prej vitit 1977 që eksploron universin, e zhvendosi antenën 2 gradë larg tokës muajin e kaluar, pas një gabimi të astronomëve të cilët dërguan komandat e gabuara.
Voyager 2 ndodhet rreth 19.9 miliardë kilometra larg Tokës dhe udhëton drejt hapësirës me një shpejtësi prej 55.346 kilometra në orë. Që prej korrikut, sonda as nuk ka marrë komanda dhe as nuk ka dërguar të dhëna në sistemin "Deep Space Network", një rrjet gjigant antenash në mbarë botën.
Sonda është e programuar që të ripërtërijë orientimin e saj disa herë në vit, duke e drejtuar antenën drejt Tokës. Por ripërtëritja e radhës pritet të ndodhë në 15 tetor dhe Nasa shpeson në rivendosjen e lidhjes.
Voyager 2 është e vetmja sondë që ka fluturuar pranë Neptunit dhe Uranit, ndërsa Voyager 1 ndodhet aktualisht 24 miliardë kilometra larg Tokës, duke e bërë edhe objektin tokësor më të largët në hapësirë.