Një ngjarje e rëndë raportohet në Skoci, ku sipas medieve të vendit, janë përfshirë edhe anëtarët e një bande shqiptare.
Mediat shkruajnë se një çift britanikësh janë ndjekur me makinë në rrugët e qytetit Falkirk të Skocisë, nga anëtarët e një bande shqiptare të drogës. Shkak dyshohet se është bërë një borxh i papaguar.
Për pasojë, gjatë ndjekies, makina e çiftit britanik ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin, duke sjellë vdekjen e 27-vjeçares Amy-Rose ëilson. Nërsa partneri i saj Ryan Paterson ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spital.
Një dëshmitar tha për "The Sun" se ata i kishin borxh një shumë të madhe parash gangsterëve shqiptarë. Ndërsa këta të fundit kishin shkuar të mblidhnin borxhin.
E afërmja e viktimës tha se shqiptarët e kishin ndjekur çiftin edhe një herë më parë, gjatë muajit prill.
Autoritetet britanike thonë se po e trajtojnë çështjen si vrasje, dhe se kanë nisur tashmë veprimet për identifikimin e autorëve, duke sekuestruar dhjetra kamera sigurie.