SHBA bllokon lëvizjen pa viza për hungarezët, për "arsye sigurie"

1 August 2023, 15:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA bllokon lëvizjen pa viza për hungarezët, për
Foto ilustruese


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur kufizime të reja udhëtimi për qytetarët e Hungarisë këtë të martë për shkak të shqetësimeve se identitetet e gati 1 milion të huajve të cilëve u janë dhënë pasaporta hungareze gjatë nëntë viteve, nuk u verifikuan mjaftueshëm, sipas Ambasadës së SHBA dhe një zyrtari qeveritar.

Kufizimet zbatohen për programin e heqjes së vizave të SHBA-së, që lejon mbajtësit e pasaportave nga 40 vende të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për biznes ose turizëm pa vizë deri në 90 ditë.

Periudha e vlefshmërisë së udhëtimit për mbajtësit e pasaportave hungareze sipas Sistemit Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit u reduktua nga dy vjet në një vit dhe çdo udhëtar do të kufizohet në një hyrje të vetme në Shtetet e Bashkuara. Këto vetmet kufizime të këtij lloji në mes të 40 shteteve pjesëmarrëse në Programin e Heqjes së Vizave.

Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane tha se ndryshimi erdhi pas viteve përpjekje të dështuara të SHBA-së për të punuar me qeverinë e Hungarisë për të zgjidhur shqetësimet e sigurisë. Zyrtari foli në mënyrë anonime për Reuters.


Video