
Presidenti i Ukrainës, Zelenskyi, tha se vendimi i presidentit të Rusisë, Putin, për t’i njohur si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, është “shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës”.
Në një fjalim drejtuar vendit, Zelenskyi tha se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht deklaratave ruse.
“Ne nuk kemi frikë”, u shpreh ai, dhe shtoi se vendi i tij është në pritje të mbështetjes së qartë dhe efikase nga partnerët ndërkombëtarë.
“Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt”, u zotua Zelenskyi.
Fjalimi i tij vjen pasi Putin i njohu si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck.
Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.
“Fuqitë perëndimore kanë frikë se vendimi i Putinit mund t’iu hapë rrugë forcave ushtarake ruse për të hyrë në rajonet lindore të Ukrainës.
Putin i urdhëroi trupat ruse që të kryejnë, siç tha, “funksione paqeruajtëse” në të dyja rajonet.
Shtrirja e tyre mbetet e paqartë, por nëse trupat kalojnë kufirin, kjo do të ishte hera e parë që ushtarët rusë hyjnë zyrtarisht në territorin e kontrolluar nga separatistët.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden, e telefonoi homologun ukrainas, Zelenskyi, që të dënojë vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.