
Presidenti Aleksander Vuçiç, vazhdon të përsëris qëndrimin e tij se Serbia s’do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, pavarësisht se në takimin e fundit në Bruksel kishte dhënë pajtimin për planin franko-gjerman.
“Serbia s’do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe s’do të ketë njohje të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë kompromise, por shqiptarët s’do të bëjnë asgjë. Serbia është një palë serioze dhe luan drejt”, ka thënë të enjten kreu i shtetit serb.
Vuçiç ka komentuar edhe vizitën e Miroslav Lajcak në Prishtinë dhe takimin që emisari sllovak ka pasur me kryeministrin Albin Kurti. Presidenti serb në këtë intervistë ka thënë se e është pothuajse i sigurt që kryeministri Albin Kurti s’do ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Unë jam pothuajse i sigurt që Kurti s’dëshiron të krijojë Asociacionin. Dhe ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së regjimit të vizave. Serbia s’ka asgjë kundër kësaj, por Perëndimi s’është i gatshëm që t’i bëjë presion Kurtit.”