Po transportonte para të padeklaruara, labradori zbulon 1 miln Euro në autobus

2 August 2023, 11:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po transportonte para të padeklaruara, labradori zbulon 1 miln Euro në
Paratë e sekuestruara

Dy çanta me 1 milionë euro brenda janë zbuluar në një stacion autobusi në  Firence të Italisë gjatë një kontrolli të pasagjerëve të autobusit Katania - Aosta.

Guarda di Financa ra në gjurmët e eurove, pasi qeni labrador i stërvitur për të gjurmuar para, nisi të lehte përballë dy çantave në pronësi të një vazje me origjinë kineze por rezidente në Sicilia.

Me të hapur çantat guardia di Financa zbuloi eurot, plot 1.075.600,00, prerje 50, 20 dhe 10 euroshe.

E reja e cila  kishte hipur në Katania dhe do të zbriste në Aosta,do të hetohet në liri për pastrim parash.

Në Itali është shumë i përpahur fenomeni i të ashtuquajturit “korrieri i parave cash”. Guardia di Financa ka ndërmarrë një sërë aksionesh për të luftuar këtë fenomen për të ndaluar eksportin e kapitalit jashtë vendit si dhe riciklimin e të ardhurave që vijnë nga veprimtaritë e paligjshme, shkruan repubblica.it


Video