Përplasja me Papën, Presidenti Trump e portretizon veten si “Mesia”!

13 Prill 2026, 13:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka publikuar në rrjete sociale një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqet si “Mesia”.

Ai shfaqet i veshur me një rrobë të kuqe dhe të bardhë, me dorën e djathtë mbi ballin e një burri të sëmurë dhe dritë hyjnore që buron nga e majta, i rrethuar nga një mjek, një ushtar dhe figura të tjera adhuruese.

Imazhi i krijuar me Inteligjencë Artificiale u postua në llogarinë e tij në Truth Social, menjëherë pasi kritikoi publikisht Papa Leone XIV pas komenteve për luftën.

Presidenti shprehej se Papa duhet të ndalonte së shërbyeri të majtës radikale dhe të sillej si një Papë i madh dhe jo si në politikan.

Po ashtu, mes të tjerash ai shkruante se nuk do të zgjidhej Papë nëse s’do të ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Por, Papa, në një reagim sot, theksoi se nuk do të ndalonte së foluri për t’i dhënë fund luftës dhe së promovuarit për dialog e paqe.


Video