Përmirësohet shëndeti i Papa Françeskut!

1 April 2025, 15:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përmirësohet shëndeti i Papa Françeskut!

Papa Françesku pasi ka dalë nga ambientet e spitalit, ka treguar shenja përmirësimi në shëndetin e tij, siç raporton Vatikani.

Bëhet me dije se një radiografi të kraharorit, e bërë së fundmi, tregon përmirësim në mushkëri.

Gjithashtu, frymëmarrja e tij dhe zëri po tregojnë përmirësim të ndjeshëm, teksa marrja e oksigjenit bëhet kryesisht gjatë natës apo sipas nevojës.

Ati i Shenjtë vijon të mbajë meshën çdo mëngjes, nga kati i dytë i Casa Santa Marta, rezidenca ku ai qëndron, siç raporton Vatican News.


Kujtojmë se me datë 23 mars, Papa Françesku doli nga spitali, pas rreth 6 javësh kurimi intensive. Mjekët u shprehën se rikupërimi i plotë i Atit të Shenjtë mund të nevojitet për rreth 2 muaj.


Video