Në MINUS 30 gradë! Qindra-mijëra banorë mbeten pa ngrohje në Rusi

14 January 2024, 15:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në MINUS 30 gradë! Qindra-mijëra banorë mbeten pa ngrohje
Qyteti Lipetsk në Rusi

Temperaturat ekstremisht të ftohta kanë sjellë probleme të mëdha në Rusi, ku shumë zona po përballen me mungesën e ngrohjes.

Tubat e gazit dhe ato të ujit të ngrohtë në sistemet qendrore të ngrohjes së pallateve kanë pësuar dëme të rënda, shpërthime dhe çarje duke bërë që deri tani të mbeten pa ngrohje plot 282 pallate, apo rreth 50 mijë banorë, vetëm në qytetin Lipetsk.

Problemet të ngjashme ka patur edhe në zona të banuara pranë Moskës, ndërsa për situatën e pazakontë ka reguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i cili ia ka vënë fajin motit të pazakontë. Ai tha se punonjësit po bëjnë përpjekje titanike për të riparuar sistemet e dëmtuara të ngrohjes.

Në disa zona, gjatë natës, temperatura mund të arrijë deri në -30 gradë celsius.

Duket se Rusia po përballet me “karmën”, ndërsa një vit më parë, teksa po zgjeronte pushtimin në Ukrainë, zyrtarët e lartë rusë deklaruan se do të “ngrijnë nga i ftohti” Europën, duke i mbyllur transportimin e gazit.


Video