NDODH në Stamboll/ Gruaja LIND fëmijën e 5-të në METRO pranë burrit, pasi nuk gjeti taksi!

16 October 2024, 15:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
NDODH në Stamboll/ Gruaja LIND fëmijën e 5-të në METRO
Hanife Mete

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Stamboll ku një grua shtatzënë, ka dashur të shkojë në spital me taksi me të shoqin kur kanë filluar dhimbjet e lindjes.

Në pamundësi për të gjetur një taksi, çifti mori metron.

Ndërsa dhimbjet e lindjes u shtuan në metro, shoferi ndaloi automjetin.

Gruaja turke, Hanife Mete solli në jetë djalin me ndihmën e bashkëshortit. Ato momente në metro u pasqyruan nga kamera./VoxNews


Video