Moti i keq në Europë/ Danubi i tejmbushur, Budapesti përgatitet për përmbytje

21 September 2024, 17:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti i keq në Europë/ Danubi i tejmbushur, Budapesti përgatitet
Danubi i tejmbushur, Budapesti përgatitet për përmbytje

Moti i keq vijon të krijojë probleme për disa shtete të Europës. Në orët e fundit parashikimi duket të jetë më pak dramatik, por në Budapest alarmi i Danubit mbetet.

Shirat e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit, i cili ka vërshuar në gjysmën e lagjeve të kryeqytetit hungarez.

Piku i përmbytjes duhet të arrijë sot në mbrëmje.

Krahasuar me përmbytjen e vitit 2013, ekspertët thonë se vala mund të jetë më pak shkatërruese, por do të zgjasë më gjatë.

Ndërkohë, në Itali tashmë po llogariten dëmet material të përmbytjeve që gjunjëzuan rajonin e Emilja Romanja.

Shteti ka ndarë 20 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga vërshimet e mëdha të ujit.


Video