"Milionat i ke ti, hajne" / Qytetari në Kosovë konfronton deputeten në restorant dhe i kërkon t'ia paguajë faturën e pijeve

25 July 2025, 19:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Milionat i ke ti, hajne" / Qytetari në Kosovë konfronton
Fitore Pacolli

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një qytetar është konfrontuar me deputeten Fitore Pacolli.
 
Duke e akuzuar si hajdute, ai është çuar nga tavolina e tij në një lokal dhe pasi i është afruar deputetes në tavolinë, ia ka hedhur faturën e pijeve që kishte konsumuar duke i kërkuar t’ia paguaj ajo.
 
“Duhet t’i vijë marre që po e vjedh Kosovën, a të kujtohet kur i thojshe hajna, i ke ba miliardat”, thotë qytetari.
 
Deputetja Pacolli shihet në video se ia ka gjuajtur faturën dhe që është ngritur në këmbë.
 
“Unë nuk tu tutna. Nuk guxon të më prekesh”, i drejtohet ajo.

Sipas mediave në Kosovë, ai është Agim Pllashniku, babai i aktivistes së PSD-së, Sonila Pllashniku.

Pllashniku e ka quajtur “hajne” deputeten Pacolli, pas raportimeve se organizata të cilën e themeloi bashkëshorti i saj Ilir Dalipi, mori 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës.


Video