Mediat ruse: Takimi Trump-Putin mund të mbahet në fund të javës

8 Gusht 2025, 20:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump mund të mbahet në fund të javës së ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga një burim për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

“Një takim është i mundshëm në fund të javës së ardhshme”, ka deklaruar burimi.

Më herët, mediat raportuan se SHBA kishte kërkuar që takimi mes Trump dhe Putin të mbahej në Itali, por pala ruse nuk ishte dakord.

Ditën e djeshme Trump tha se do të takohej me Putin vetëm nëse presidenti rus do të pranonte takim me Volodomyr Zelenskin e Ukrainës.


Video