Masakër në SHBA/ Një person hap zjarr kundër policisë, vriten tre efektivë dhe plagosen dy të tjerë

18 September 2025, 07:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakër në SHBA/ Një person hap zjarr kundër policisë,
Foto nga vendi ku u vranë policët

Tre oficerë policie u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri, në Pensilvani.

Ngjarja u regjistrua në York, kur efektivët e policisë kishin shkuar në zonë për ekzekutimin e një urdhër arresti - pas një akuze të ngritur për përndjekje dhe hyrje pa leje në pronë private.

Shefi i Policisë Shtetërore, Christopher Paris, njoftoi incidentin, duke shtuar se personi, i cili ende nuk është identifikuar, vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me oficerët.

Ai gjithashtu nuk i identifikoi emrat e oficerëve ose vendin ku punonin, duke thënë vetëm se janë pesë oficerë të zbatimit të ligjit në Qarkun e Yorkut.

“Nuk do të pushojmë derisa të kemi kryer një hetim të plotë dhe tërësor për këtë çështje", tha Paris.
Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi e quajti dhunën kundër policisë "një plagë për shoqërinë tonë".


Video