Mali i Zi, dështon përpjekja për formimin e qeverisë së re

4 January 2023, 18:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mali i Zi, dështon përpjekja për formimin e qeverisë së
Mali i Zi, dështon përpjekja për formimin e qeverisë së re

Dështojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi. Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviç nuk kanë arritur të gjejnë një dakordësi për të formuar qeverinë e re që të udhëhiqet nga Miograd Llekiç.

Ka qenë vetë Lekiç, i cili tha se takimi mes përfaqësuesve të partive kishte dështuar për arritjen e fomimit të një ekzekutivi të ri.

“Kam thënë se ose do të ketë një qeveri serioze, ose nuk do të ketë fare. Nuk do të ketë Qeveri dhe le t’ua lëmë qytetarëve që ta interpretojnë vetë se kush ishte serioz”, tha Llekiç.

Në fund të dhjetorit 2022, Miograd Llekiç mori mandatin nga parlamenti për të formuar qeverinë e re. Qeveria e Dritan Abazoviç është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.


Video