“Nuk ishte xhelozia”, merr kthesë ngjarja që tronditi Greqinë, babai i Karolinës tregon letrën që i ka dërguar Babis

4 January 2023, 13:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nuk ishte xhelozia”, merr kthesë ngjarja që tronditi

Babai i Caroline Crouch dha një intervistë nq lidhje me Babis Anagnostopoulos, i cili vrau vajzën e tij në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.

Në këtë intervistë, babai i Karolinës ka pohuar se Babis Anagnostopoulos e ka pranuar të vërtetën në një letër që i ka dërguar, të cilën, siç tha ai, mund ta konfirmojë edhe nëna e tij.

“E di saktësisht pse e vrau. A e dini që ai ishte i përfshirë në një bandë droge? Kishte një restorant ku shkonin Babis dhe Karolina. Pronari i lokalit ishte i përfshirë dhe i tha Babisit se ai dhe banda e tij kishin nevojë për një pilot helikopteri për të transportuar drogën”, tha ai.

Babai i Carolines së ndjerë tha në një intervistë se Anagnostopoulos se kur vajza e tij e mesoi kete, ai e vrau. 

“Ishte një punë për të cilën do të paguhej shumë para. Mora një letër nga Babis që shpjegonte se çfarë ndodhi. Kur e bëri këtë, në vend që ta mbante gojën mbyllur, Babis i tha Carolines. Caroline ishte shumë e ndershme dhe tha se nuk donte të kishte të bënte me të dhe se nëse ai vazhdonte të merrte drogë, ajo do të largohej për në Filipine," tha ai.

Caroline u vra më 11 maj të vitit 2021 nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në dhomën e gjumit, ndërkohë e bija e tyre 11 muajshe ishte gjithashtu në dhomë. Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.


Video