“Lufta në Ukrainë, më e vështira për t’u zgjidhur”, zv presidenti amerikan kritikon udhëheqësit evropianë!

8 Prill 2026, 13:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
J. D. Vance

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance, kritikoi udhëheqësit evropianë të mërkurën, duke i akuzuar ata se nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Jemi zhgënjyer nga shumë udhëheqës politikë në Evropë, sepse ata nuk duken veçanërisht të interesuar në zgjidhjen e këtij konflikti specifik “, tha Vance në një konferencë në Budapest, ku ai ndodhet për vizitë që nga e marta.

Zëvendëspresidenti amerikan theksoi se konflikti në Ukrainë ishte “lufta më e vështirë për t’u zgjidhur “, pas armëpushimit të arritur në Iran.

“Në disa mënyra, ne menduam se do të ishte lufta më e lehtë. Po punojmë për këtë (…) dhe do të vazhdojmë”, shtoi ai, duke vënë në dukje se është bërë përparim i konsiderueshëm.

“Kemi arritur vërtet t’i bëjmë ata ukrainasit dhe rusët të shprehin qëndrimet e tyre dhe me kalimin e kohës, qëndrimet e tyre janë bërë gjithnjë e më të ngjashme”, tha ai.


Video