Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 63-vjeçar ukrainas u dërgua në një spital në Krakov, të Polonisë, pasi i vuri flakën vetes përpara konsullatës së vendit të tij
Mediat e huaja bëjnë me dije se burri ishte duke qëndruar në radhë në konsullatë, ku në një moment bërtiti diçka në gjuhën e tij dhe i vuri flakën vete se lëndë djegëse, benzinë.
Një oficer në patrullë dhe një dëshmitar okular e shuan zjarrin. Burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.
Raportet e hershme të mediave sugjeruan se ai po u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar pushtuesit rusë.