Mësuesja, “mike” e bosit të mafias, arrestohet vajza e shefit Bonafede

13 April 2023, 15:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mësuesja, “mike” e bosit të mafias, arrestohet vajza e

Arrestohet vajza e aleatit historik të Messina Denaros, mësuesja e shkollës fillore në Itali i siguronte nevojat e përditshme bosit të mafies që u arrestua më 16 janar.

Ajo ishte ndër njerëzit e paktë në Itali që mbronin dhe I shërbenin bosit të mafias Matteo Messina Denaro gjatë jetës në arrati për vite me radhë!

Quhet Laura Bonafede, mësuese në një shkollë fillore dhe njëkohësisht vajza e bosit të mafies të Campobello di Mazara, aleatit historik të Denaros.

Është njëkohësisht gruaja e vrasësit Salvatore Gentile, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera me urdhër të Messina Denaros.

Ajo u përjetësua në këtë pamje sigurie të një supermarket teksa bënte pazare për bosin e mafias! Për vite me radhë rezulton se ka qenë pjesë e rrjetit të bashkëpunëtorëve që mbronin shefin gjatë jetës në Arrati. Mediat italiane madje flasin edhe për një histori roze mes tyre!

Para saj u arrestua kushëriri i saj, topografi që huazoi identitetin e përdorur nga shefi për t'iu nënshtruar trajtimit të kancerit.Një familje e tërë e përkushtuar për kujdesin dhe mbrojtjen e shefit.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë.

Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.


Video