Kosova hap misionin special në Selinë e Shenjtë

12 January 2024, 16:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova hap misionin special në Selinë e Shenjtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me Papa Françeskun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Vatikan.

Osmani bëri të ditur se Kosova ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë.

“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vjetësh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin”, ka shkruar Osmani në X.

“Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat ne angazhohemi që të thellohen”.


Video