Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një banor i zonës së Kırklareli edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore nuk ka dashur të mungojë në procesin e votimit në zgjedhjet presidenciale në Turqi. 62-vjeçari Yasar Yuruk ka shkuar ta votojë me barelë.
Yuruk prej kohësh qëndron i shtrirë për shkak të një frakture në pjesën e legenit, sot këmbënguli të dilte nga shtëpia për të votuar. Ai u dërgua me ambulancë në qendrën e votimit.
Pas votimit ai falënderoi zyrtarët që i dhanë mundësinë për të votuar, duke u shprehur i lumtur që kishte arritur të përmbushte detyrën e tij.