Kërkohej eliminimi i tij/ Abazoviç: Ata dy persona kanë lidhje të ngushtë me Gjukanoviç

22 December 2022, 22:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkohej eliminimi i tij/ Abazoviç: Ata dy persona kanë lidhje
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, në një intervistë mbrëmjen e sotme me moderatoren e “Top Story” Grida Duma, ka treguar shumë detaje nga jeta e tij politike.

Në lidhje me karrierën e tij në politikë dhe marrëdhëniet me kundërshtarin Gjukanoviç, ai tha se projektimi i ekzekutimit të tij ishte i projektuar nga Gjukanoviç.

Abazoviç tha se i vetmi fat që lidhet me të është se nuk ka të bëje me asnjë lloj kompromisi.

Karriera juaj politike ka njohur ulje-ngritje në raportin me Gjukanoviçin. Ka lajme të bujshme, është thënë se duan eliminimin tuaj, ju kanë hedhur në gjyq. Si qëndron telenovela juaj e vogël?

Në Mal të Zi gjithësekush e di se kush janë ato të dy persona, janë njerëzit më intim të Gjukanoviçin, kanë punuar me kontrabandë cigaresh e kokaine. Djali i tij është në burg, s’ka lidhje me mua se të gjitha punët i kanë bërë më herët. Raportet me çdo politikan në Mal të Zi varen nga agjenda. Dikë e kam më të preferuar, me dikë kam vetëm raporte profesionale. Ata kanë menduar gjithë kohën më herët që të fusin njerëz në rrethin e tyre e të vazhdojnë agjendën. I vetmi fenomen që lidhet me mua është se jam dikush që nuk ka dëshirë të bëje asnjë farë kompromisi. Unë nuk e kam koncentrimin 100% në sektorin e sigurimit por jam më se i kënaqur me rezultatet, kemi rezultate historike. Janë kapur 1.6 ton kokainë që është më e madhja në Ballkan ndonjëherë. Kjo tregon një shtet të fuqishëm dhe kanë treguar një nervozim të madh një pjesë e madhe e politikanëve.

Ka ndonjë të kapur për korrupsion?

Normalisht që ka, ka edhe njerëz të bujshëm e me pozitë. Ne kemi pasur pas rënies së komunizmit 30 vite në pushtet një parti. Nuk kemi pasur ndryshime. Para dy vitesh ka ardhur një ndryshim dhe kjo jep një shpresë për jetën demokratike në Mal të Zi. Njerëzit thonë se nuk kemi shumë përkrahje, shikoni Malin e Zi në gjysmën tonë të mandatit, ka një dinamikë ndryshe në jetën që ka qenë monotone. Kemi filluar të jetojmë jetën. Farësimi i institucioneve me siguri do të na marrë pak kohë që do të jetë një sfidë për qeverinë e ardhshme. Referendumi ynë ka qenë 55+1 ndërkohë që në çdo vend të botës është 50+1.

Çfarë kanë përfituar shqiptarët nga Abazoviç? Kryeministri malazez: Imazhi i tyre është shndërruar, po bëjmë investime konkrete

Teksa është pyetur nga moderatorja Grida Duma se çfarë kanë përfituar shqiptarët nga qeverisja e tij, kryeministri malazez Abazoviç është përgjigjur se imazhi i shqiptarëve tashmë është shumë më i pranueshëm dhe më i modernizuar se ç’ka qenë më parë.

Ai është shprehur se ka ndërmarrë shumë veprime konkrete që i kanë ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi  ndërsa janë në punë edhe shumë projekte të tjera, ku përmendi projektin e urës së Bunës, që parashikon të afrojë më shumë Shqipërinë me Malin e Zi.

Sipas Abazoviç, ky projekt ka pasur mjaft vonesa por në muajt të parë të vitit të ardhshëm parashikohet që projekti të jetë gati dhe do të nisë puna.

Ata kanë përfituar shumë, në komunën e Ulqinit kemi pasur një rezultat të jashtëzakonshëm. Është shndërruar imazhi I shqiptarëve. Shumë vetë nuk e kanë pritur drejtësinë. Kemi kthyer kriporen e Ulqinit e cila bën 200 mln euro. Unë s’di një kryeministër që i ka kthyer një gjë shtetit, di vetëm njerëz që I kanë marrë shtetit. Po arrijmë të bëjmë investime konkrete që do t’i hyjnë shumë në punë shqiptarëve. Bashkë me qeverinë shqiptare kemi gjithashtu edhe një projekt për urën mbi Bunë, aty ka rreth 30 kilometra plazh që duhet të jetë një zonë turistike. Kemi pak vonesë se ideja ka qenë që gjatë tetorit apo nëntorit të kemi projekt final, por jemi pak në vonesë me projektin. Besoj se në fillim të vitit të ardhëm e kemi projektin. Raporti im momentalisht me Ramën është shumë miqësor dhe me shumë mirëkuptim. Ju keni thënë që e ka përkrahur Ram amë herët kundërshtarin tim por unë i kam thënë se nuk më intereson kë përkrahni por më intereson që njerëzit të bindim të bëjmë gjërat që i kemi lënë pas dore.

Ka një akuzë që Rama dhe ju çoni mallra në Rusi përmes Serbisë

Ka akuza për shumë gjëra por njerëzit kur janë në propagandë ka një qëndrim. Sa i përket kishës është zgjidhur një problem I këtu e tridhjetë viteve më parë. Kisha shkruan kontratën me shtetin dhe më kanë thënë si mund të zgjidhësh ti një problem që ka tridhjetë viteve që nuk është zgjidhur. Unë I kam thënë se ka gjëra shumë më të rëndësishme për tu zgjidhur. Kisha ka pasur disa kërkesa që s’kanë qenë nacionale por pas dy bisedash kanë pranuar që të kenë të njëjtat të drejta si të gjitha organizatat fetare. Në Mal të Zi 80% te qytetarëve janë ortodoksë ndër ta 77% mbështesin kishën serbe në Mal të Zi.


Video