Katari denoncon “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera nga Izraeli

11 Gusht 2025, 15:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari Anas Al-Sharif qe u vra nga Izraeli

Kryeministri i Katarit të hënën denoncoi “shënjestrimin e qëllimshëm” të gazetarëve të Al Jazeera në Rripin e Gazës nga Izraeli, ku pesë punonjës të rrjetit të Katarit u vranë gjatë natës në një sulm izraelit.

“Shënjestrimi i qëllimshëm i gazetarëve në Rripin e Gazës nga Izraeli zbulon se si këto krime shkojnë përtej imagjinatës”, tha Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani në X, duke i bërë homazh kujtimit të Anas al-Sharif, Mohammed Qreiqeh dhe kolegëve të tyre të vrarë në sulmin ndaj një tendë në Qytetin e Gazës.

Pesë gazetarë të medias së njohur ndërkombëtare Al-Jazeera u vranë në një sulm izraelit në qytetin e Gazës natën e të dielës.

Ushtria izraelite pranoi se objektiv i sulmit ishte gazetari Anas Al-Sharif, të cilin Tel Avivi e ka akuzuar si pjesëtar të celulave të Hamasit që veprojnë në këtë zonë ende jashtë kontrollit të Izraelit në qytetin e Gazës, ndërsa gazetarët e tjerë që u vranë e shoqëronin.

Media me bazë në Katar mohoi kategorikisht lidhjet e gazetarit me Hamasin dhe akuzoi Izraelin se po përpiqet të mbyllë çdo gojë kundërshtare, para nisjes së pushtimit të Gazës.

 

 


Video