Kandidati i ekstremit të djathtë në Rumani, George Simion, ka kryesuar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës sipas sondazheve, në përsëritjen e votimit të anuluar të vitit të kaluar që e zhyti vendin anëtar e Bashkimit Evropian në trazira politike.
Simion, kreu i partisë nacionaliste AUR, mori midis 30 dhe 33 përqind të votave, përballë dy kandidatëve pro-evropianë që morën midis 21 dhe 23 përqind, sipas dy sondazheve.
Rumania ka qenë në kaos politik që kur Gjykata e Lartë anuloi përpjekjen e parë për mbajtjen e zgjedhjeve në fund të vitit të kaluar. Më pas, Putinisti i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, sfidoi sondazhet duke fituar raundin e parë, por më vonë u zbulua se kishte përfituar nga një fushatë ndërhyrjeje ruse.
Simion votoi të dielën në mëngjes së bashku me Georgescu-n. "Ka ardhur koha për të rimarrë vendin tonë nga horra", deklaroi Georgescu, të cilin Simion ka thënë se do ta emëronte kryeministër nëse fitonte.