Izraeli nuk ndalet, godet ndërtesën ku ishin mbledhur klerikët e lartë për të zgjedhur liderin suprem të Iranit

3 Mars 2026, 19:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Forcat Ajrore izraelite goditën të martën një ndërtesë në qytetin e shenjtë iranian të Qom-it ku ishin mbledhur klerikë të lartë për të zgjedhur Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, raporton Axios duke cituar një burim të mbrojtjes izraelite.

Sipas zyrtarit, sulmi u krye ndërsa votat po numëroheshin brenda ndërtesës së Asamblesë së Ekspertëve – organi klerikal që ka autoritetin kushtetues për të emëruar kreun e Republikës Islamike.

“Ne donim t’i parandalonim që të zgjidhnin një udhëheqës të ri suprem”, citohet të ketë thënë burimi izraelit për Axios.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim raportoi se “kriminelët amerikanë-sionistë” sulmuan ndërtesën e Asamblesë së Ekspertëve në Qom, një ditë pasi edhe kompleksi i këtij organi në Teheran ishte goditur nga bombardime.


Video