Izraeli nis bombardimet në Liban, lideri i Hezbollahut, Nasrallah: U kaluan vijat e kuqe! Jemi në gjendje lufte

19 Shtator 2024, 16:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nasrallah / Bombardime në Liban

Lideri i militantëve të Hezbollahut me bazë në Liban, Nasrallah ka deklaruar sot se organizata e tij ndodhet në gjendje lufte me Izraelin.

Në një fjalim pak minuta më parë, Nasrallah tha se Izraeli i “kaloi vijat e kuqe” me sulmin teknologjik ndaj Hezbollahut.

Sakaq, forcat ajrore izraelite raportohet se vetëm 15 minuta para se Nasrallah të mbante fjalimin, nisën një fushatë bombardimesh ndaj objektivave të Hezbollahut në disa zona të Libanit.

"Ky akt kriminal është një operacion i madh terrorist, një akt gjenocidi dhe masakre, dhe përbën një shpallje lufte.

Ne morëm një goditje të rëndë, por kjo është gjendja e luftës dhe e kuptojmë se armiku ka epërsi teknologjike, aq më tepër që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi.

Kur hyjmë në këtë konflikt, ne kemi jemi betuar për përpjekje, xhihad dhe ne kemi qenë fitimtarë në mënyrë të përsëritur deri më tani”, deklaroi Nasrallah.

Video