“Përkujdesja për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër e vështirë. Kjo situatë shkakton dhimbje të pamasë për të familjen tonë”, shkruhet në deklaratë.
Në padi, Ann Altman pretendoi se abuzimi, i cili ndodhi dyshohet se ndodhi përgjatë shumë viteve, përfshinte përdhunimin.
Sipas saj, rasti i fundit i abuzimit ka ndodhur kur Altman ishte i rritur, ndërsa ajo ende e mitur. Ajo kërkoi një dëmshpërblim mbi 75.000 dollarë.
Ann Altman ka bërë më parë akuza të ngjashme kundër vëllait të saj në platformat e mediave sociale si X. Altman është një nga figurat më të njohura të botës së teknologjisë.
Në fund të vitit 2022, OpenAi lançoi chatbotin e inteligjencës artificiale gjeneruese ChatGPT (AI).