Ish krye-spiuni i Serbisë, Aleksandër Vulin: E ardhmja e ish-serbëve është në “Shqipërinë e Madhe”

1 May 2024, 09:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish krye-spiuni i Serbisë, Aleksandër Vulin: E ardhmja e
Aleksandër Vulin

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiç, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Qeveria e re serbe, plot me “spiunë”, Vuçeviç kthen Vulinin e sanksionuar dhe të sapodekoruar nga Putin
“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Ai më tej shtoi se “nëse Spajiq vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.


Video