Iranianët nuk pyesin për kërcënimet e Trump, godasin sërish impiantin më të madh të gazit në botë në Katar

19 March 2026, 10:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Iranianët nuk pyesin për kërcënimet e Trump, godasin

Televizioni shtetëror iranian raportoi në orët e para të mëngjesit se një raketë kishte goditur sërish rafinerinë Ras Laffan në Katar, e cila është më e madhja në botë për prodhimin e gazit natyror.

“Rafineria në Ras Laffan në Katar u godit përsëri nga një raketë dhe po digjet”, raportoi rrjeti IRIB nëpërmjet Telegram.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve tha nëpërmjet X se “raketat balistike të lëshuara nga Irani kishin në shënjestër qytetin industrial të Ras Laffan dhe kishin shkaktuar dëme”.

 


Video