I shtruar në spital në sekret të plotë, zbulohet sëmundja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes

9 January 2024, 21:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I shtruar në spital në sekret të plotë, zbulohet
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka nisur trajtimin për kancerin e prostatës, sipas një deklarate nga Qendra Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed.

Deklarata zbuloi se kanceri u zbulua në fillim të dhjetorit dhe se shefi i Pentagonit iu nënshtrua një “procedure kirurgjikale minimale invazive” më 22 dhjetor të quajtur prostatektomi për të trajtuar kancerin.

“Ai ishte nën anestezi të përgjithshme gjatë kësaj procedure. Sekretari Austin u shërua pa probleme nga operacioni i tij dhe u kthye në shtëpi mëngjesin tjetër. Kanceri i tij në prostatë u zbulua herët dhe prognoza e tij është e shkëlqyer”, thuhet në deklaratë.

Austin nuk u shfaq për disa ditë dhe nuk raportoi në Shtëpinë e Bardhë për shtrimin e tij në spital, gjë që krijoi dyshime rreth vendndodhjes së tij.


Video