Homazhe për Liridonën, deputeti suedez: Ishte person që vlerësohej nga të gjithë

3 December 2023, 20:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Homazhe për Liridonën, deputeti suedez: Ishte person që
Homazhet për Lirdona Ademajn në Suedi

Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejos Cafe” që është hapur për Liridona Ademajn.

Jakobsson theksoi se Liridonën do ta kujtojnë me ngrohtësi, pasi siç tha ai, ishte person që vlerësohej nga të gjithë.

“Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi”, shkroi Jakobsson.

“Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mahnitshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”.


Video