HISTORIKE/ Talat Xhaferi zgjidhet KRYEMINISTRI i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut: U tha u bë!

28 January 2024, 14:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
HISTORIKE/ Talat Xhaferi zgjidhet KRYEMINISTRI i parë shqiptar në
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 65 vota pro dhe 3 kundër qeveria teknike me kryeministër, Talat Xhaferin.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, ndërsa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.

Kujtojmë se qeveria teknike e Talat Xhaferit do të jetë në funksion 100 ditë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.


Video