Hezbollahu sulmon për herë të parë në histori drejt selisë së Mossad në Izrael

25 September 2024, 10:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hezbollahu sulmon për herë të parë në histori drejt

Mëngjesin e kësaj të mërkure Hezbollahu sulmoi me raketë balistike drejt selisë së Mossad.

Është hera e parë në histori që Hezbollahu ka shënjestruar Tel Avivin thotë IDF-ja. “Raketa balistike që synonte Tel Avivin, u kap dhe u rrëzua. Kjo është një shenjë e qartë e përshkallëzimit të mëtejshëm”, thotë IDF në një deklaratë. Më tej ne deklaratë thuhet se nuk raportohet për viktima apo për të lënduar.

Ushtria izraelite u bën thirrje familjeve libaneze që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Libanin jugor që të mos kthehen ende.

Evakuimet filluan të hënën pasi Izraeli nisi një valë sulmesh të rënda në zonat ku vepron grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, duke vrarë qindra njerëz.


Video