
Hakerë të lidhur me Iranin kanë pohuar publikisht se kanë hyrë në kutinë personale të drejtorit të FBI-së, Kash Patel, duke publikuar fotografi të drejtorit dhe dokumente të tjera në internet.
Në faqen e tyre të internetit, grupi i hakerëve Handala Hack Team u shpreh se Patel “tani do ta gjejë emrin e tij midis listës së viktimave të hakuara me sukses”.
Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë konfirmoi se emaili i Patel ishte hakuar dhe tha se materiali i publikuar në internet dukej autentik, raporton Reuters.
Handala, e cila e quan veten një grup hakerash vigjilantë pro-palestinezë, konsiderohet nga studiuesit perëndimorë si një nga disa personazhe të përdorura nga njësitë e inteligjencës kibernetike të qeverisë iraniane.
Handala kohët e fundit pretendoi se kishte hakuar ofruesin e pajisjeve dhe shërbimeve mjekësore Stryker (SYK.N) me bazë në Michigan, e se ka fshirë një sasi të madhe të dhënash të kompanisë.
Reuters nuk ishe në gjendje të identifikonte në mënyrë të pavarur emailet e Patel.
Një mostër e materialit të ngarkuar nga hakerat dhe të shqyrtuar nga Reuters, duket se tregon një përzierje të korrespondencës personale dhe të punës që daton midis viteve 2010 dhe 2019.
