Gavin Newsom, guvernatori i Kalifornisë, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në mesin e demokratëve amerikanë, falë një strategjie të pazakontë: ai po përdor rrjetet sociale për të sulmuar dhe tallur Donald Trump dhe rrethin e tij të afërt, në të njëjtën mënyrë siç Trump tallet me kundërshtarët e vet.
Sipas sondazheve të fundit, Newsom është kandidati më i pëlqyer për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 nga ana e demokratëve. Ai ka kaluar në krye me 25% të mbështetjes, duke lënë pas Pete Buttigieg dhe Kamala Harris, që kanë rënë në sondazhe.
“La Repubblica” shkruan sukses i tij lidhet me mënyrën se si ai po e përballon Trump-in, me sarkazëm, ironi dhe memet që qarkullojnë në rrjete sociale.
Një nga memet më të përfolura ishte një foto e krijuar me inteligjencë artificiale, ku Newsom shfaqej si mbret në kopertinën e revistës “Vanity Fair”, në vend të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.
AN HONOR! THANK YOU!!! pic.twitter.com/X0uUq1PATG
— Governor Newsom Press Office (@GovPressOffice) August 29, 2025
Në një rast ai shfaqet si gladiator përkrah Melanias, ndërsa në një tjetër meme, ajo që binte në “gracat” e Newsom ishte vajza e Trump-it, Ivanka, ndërsa presidenti vetë shfaqej në mënyrë qesharake: me kostum banje, i rrumbullakët dhe me lëkurë rozë.
They look happy and fulfilled
— RiotWomenn (@riotwomennn) August 24, 2025
Melania Trump
Ivanka Trump
President Gavin Newsom#NewsomStrong pic.twitter.com/aSrQikq2zD
Ndër meme-t më të fundit, njëra e shfaq guvernatorin me statujën e Oscar-it dhe mbishkrimin “Çmimi Nobel për Paqen”, duke tallur obsesionin e presidentit për këtë çmim.
Por përtej humorit, Newsom po dërgon një mesazh serioz: demokratët duhet të mësojnë të luftojnë me të njëjtën forcë dhe guxim si kundërshtarët e tyre republikanë. Kjo qasje është përqafuar edhe nga guvernatorë të tjerë si ai i Illinois dhe Maryland, të cilët po i përgjigjen me ironi kërcënimeve të Trump-it për të dërguar trupat e Gardës Kombëtare në shtetet e tyre.
Shumë demokratë ndihen të zhgënjyer nga përfaqësuesit e tyre në Uashington, të cilët duken pasivë dhe të frikësuar për të marrë një qëndrim. Ndërsa në shtete si Kalifornia apo edhe Teksasi (një shtet republikan), figura të reja si Newsom dhe James Talarico po tregojnë se mund të ketë një stil të ri të luftës politike: më i drejtpërdrejtë, më i guximshëm dhe më pranë njerëzve.