Greqia e çon “Belerin” në Bashkimin Europian, ankohen te Oliver Varhelyi dhe David McAllister

18 July 2023, 21:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Greqia e çon “Belerin” në Bashkimin Europian, ankohen te
Fredi Beleri

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis u takua sot në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel me presidentin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, të cilit iu ankua edhe për çështjen e Fredi Belerit.

“Në qendër të takimit me eurodeputetin McAllister ishte perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, nevoja që Shqipëria të respektojë rregullat e shtetit ligjor dhe lidhur me këtë çështje, rasti i ndalimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri”, siç theksohet nga burime diplomatike për mediat greke.

Çështja e ndalimit të Belerit u ngrit edhe nga ministri i Jashtëm në takimin që pati në selinë e Komisionit Evropian me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku theksoi rëndësinë e zgjidhjes së menjëhershme të çështjes, siç deklarojnë të njëjtat burime.

Në takim u diskutua edhe për çështjet e zgjerimit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, perspektivat e marrëdhënieve euro-turke pas zgjedhjeve turke, çështja e Qipros dhe aspektet e çështjes së emigracionit.


Video