Kurti njofton tërheqjen e forcave policore nga Veriu i Kosovës: Prania do ulet me 25%

18 July 2023, 17:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurti njofton tërheqjen e forcave policore nga Veriu i Kosovës: Prania
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar tërheqjen e forcave të policisë nga komunat me shumicë serbe në Veri të vendit.

Sipas planit të dakordësuar me zyrtarët e lartë europianë, prania e Policisë së Kosovës do të reduktohet me 25% nga institucionet veriore.

Përmes një njoftimi në Tëitter, Kurti thotë se tashmë po i hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës e 25% në 3 godinat e bashkisë veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me BE/EUSR për de-përshkallëzimin e arritur në Bratislavë”, bën me dije Kurti.


Video