Mijëra hektarë pyje të djegura nga zjarret në Greqi. Vazhdon lufta me flakët

18 July 2023, 11:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mijëra hektarë pyje të djegura nga zjarret në Greqi. Vazhdon
Zjarret në Greqi

Zjarret ‘përcëllojnë’ Greqinë.

Zjarrfikësit në Greqi vijojnë luftën me flakët në të gjitha anët.

Më shumë se 1000 fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror, pasi rrezikoheshin nga zjarret.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, si dhe ushtria në Greqi po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve që kanë "pushtuar" Atikën lindore, Kaparellën, Lutrakin dhe Dervenohorian.

Më shumë se 1000 hektarë pyll u dogjën në Lutraki, qyteti që ishte ndër më të goditurit nga zjarri.

Tre zjarrfikës vullnetarë kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme por janë jashtë rrezikut për jetën.

Vala e fortë e të nxehtit që ka goditur Evropën nuk tregon shenja uljeje, ndaj edhe Shërbimi Meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve të reja mbetet ende i lartë.


Video