“Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 6 vjet”, “The Guardian”: Do rishkruajë historinë

10 April 2023, 11:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së mund të
Hashim Thaçi

Prestigjiozja  britanike “The Guardian”, ka publikuar të hënën një artikull për gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në këtë artikull është thënë se gjyqi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë e luftës.

Në tekstin e publikuar nga “The Guardian”, Thaçi është vlerësuar si politikani më i shquar i Kosovës.

Aty është treguar kronologjia e gjykimit të katërshes që nga arrestimi i tyre para më shumë se dy vjetësh, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Më tej është thënë se ky gjyq pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet.

“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit”, thuhet në artikull.

“The Guardian” e ka përmendur edhe raportin e Dick Martyt që është publikuar në vitin 2010, që pretendonte për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja, megjithatë thuhet se çështja ka vazhduar në gjyq me ritëm të ngadaltë, ndërsa pretendimet për vrasjen e viktimave dhe marrjen e organeve të tyre janë zhdukur nga procedurat.


Video