Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Forcat Ajrore Izraelite njoftuan në mbrëmje se kanë “eliminuar dy terroristë” që kishin kaluar të ashtuquajturën Vijë e Verdhë dhe ishin afruar pranë ushtarëve të Brigadës 7, të cilët po vepronin në jug të Rripit të Gazës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Sipas njoftimeve zyrtare, disa orë më herët, ushtria izraelite kishte raportuar gjithashtu vrasjen e një tjetër personi të cilësuar si “terrorist palestinez” në veri të Rripit të Gazës, i cili po ashtu kishte kaluar Vijën e Verdhë.
Ngjarjet u raportuan nga mediat izraelite, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi rrethanat apo identitetin e personave të vrarë.