Evakuimet nga Sudani në luftë, marina mbretërore saudite shpëton me mijëra jetë!

1 May 2023, 15:56Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Evakuimet nga Sudani në luftë, marina mbretërore saudite

Hasan Faraj një shtesas pakistanez i bllokuar në Sudan u kap i papërgatitur nga lufta civile në vend.

Shtetasi pakistanez kishte dorëzuar së fundmi pasaportën e tij në një zyrë qeveritare, duke ndërlikuar çdo përpjekje për t'u larguar, dhe sasia e tij e vogël e ushqimeve dhe furnizimeve të tjera nënkuptonte se ai nuk mund të priste fundin e luftimvet në shtëpi.

Zgjidhja e tij më në fund erdhi herët në mëngjesin e së dielës, kur, pas ditësh të tëra endesh në konsullatat e shumta pakistaneze, Faraj iu bashkua 51 të evakuuarve të tjerë në një anije luftarake saudite të destinuar për në Jeddah.

"Ndihem shumë i privilegjuar," i tha AFP 48-vjeçari, duke rrëfyer ditët "shumë të frikshme" mes të shtënave të vazhdueshme dhe bombardimeve ajrore.

Në të njëjtën kohë, ai tha se ishte i shqetësuar për shumë miliona sudanezë që kanë pak shpresë për t'i shpëtuar luftimeve të vazhdueshme mes shefin e ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe Mohamed Hamdan Daglo, kreut të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

Sipas ministrisë së shëndetësisë, lufta ka lenë deri më tani 528 njerëz dhe ka plagosur rreth 4,600, por këto shifra ka të ngjarë të jenë të paplota.

"Miqtë e mi, jam shumë i shqetësuar për ta, veçanërisht në Khartoum," tha ai.

Operacioni i së dielës u krye nga marina saudite, e cila për më shumë se një javë ka dërguar flotën e saj në Sudan për të ndihmuar në evakuimin e mijëra civilëve nga e gjithë bota.

Në anije ishte Badriah al-Sayed, një nga shtetaset e pakta sudaneze që është evakuar, e ndihmuar nga vendi i origjinës së burrit të saj, Omani.

Në fillim të prillit, çifti dhe djali i tyre kishin udhëtuar për në Sudan me shpresën për të kaluar festën e Ramazanit dhe Fitër Bajramit me të afërmit e Sayed, por u gjendën mes luftës.

“Zakonisht gjatë Bajramit shpërndajnë ëmbëlsira, por këtë Bajram kanë shpërndarë plumba”, tha ajo./TopNews


Video