Momenti i frikshëm, tornadoja ngre në ajër makinën (Video)

1 May 2023, 11:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i frikshëm, tornadoja ngre në ajër makinën (Video)
Tornadoja ngre në ajër makinën

Gjëja më e zgjuar për t’u bërë kur bie një tornado është t’i qëndroni sa më larg. E nëse në Shqipëri ky fenomen nuk ndodh, në Amerikë është mëse normale.

Një dëshmitar ka filmuar me video një tornado të fuqishme. Ai ndodhej shumë pranë saj. Dhe ajo që e bën më të frikshme është se tornadoja rrotullon në ajër një makinë.

Ngjarja është filmuar në Palm Beach të Florida-s të shtunën e 29 Prillit. Autoritetet kanë njoftuar se nga ngjarja ka mbetur i plagosur shoferi.

Po ashtu mësohet se si pasojë e tornados u dëmtuar pemë, shtëpi, ndërtesa, rrjete elektrike dhe makina. Tornado të tilla karakterizohen nga erëra të forta të cilat arrijnë shpejtësi nga 177 deri në 220 kilometra në orë.


Video