Ekzekutohet 42-vjeçari në Athinë, ishte live në Facebook kur mori një p*lumb në kokë

19 April 2025, 13:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutohet 42-vjeçari në Athinë, ishte live në Facebook
Viktima

Mediat greke raportojnë për një ngjarje të rëndë të ndodhur pak orë më parë.

Një 42-vjeçar egjiptian u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij në orët e para të mëngjesit në Kallithea, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në Facebook.

Viktima, baba i dy fëmijëve dhe roje sigurie, u qëllua në kokë dhe qafë pranë banesës së tij.

Policia dyshon për një larje hesapesh, duke hetuar lidhjet e viktimës me rastet e drogës.

Gëzhojat e gjetura janë dërguar për analizë, ndërsa kamerat e zonës po kontrollohen për identifikimin e autorëve. Hetimet vijojnë


Video