E RËNDË/ 10-vjeçari humb GISHTAT e DORËS nga fishekzjarret!

31 December 2023, 10:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ 10-vjeçari humb GISHTAT e DORËS nga

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur 3 gishta për shkak të shpërthimit të papritur të një fishekzjarri, të cilën e kishte blerë në një dyqan.

Mësohet se fëmija ka humbur gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë.

Fillimisht, ai u dërgua në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, më pas u transferua në Poliklinikën e Barit, ku u shtrua në departamentin e kirurgjisë plastike.

Ndërkohë, policia njofton se ka arritur në gjurmët e shitëses, teksa në shtëpinë  e saj u gjenden edhe fishekzjarre të tjera të ndaluara.

Deri më tani 105 mijë fishekzjarre janë konfiskuar në Milano dhe mbi 310 mijë në Romë.


Video