E rëndë në Itali, 2-vjeçari humb jetën pasi gëlltiti pjesën e një lodre

28 December 2023, 21:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Itali, 2-vjeçari humb jetën pasi
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 2-vjeçar vdiq pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante.

Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.

Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte.

Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.

Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë.

Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë.


Video